Norma e inflacionit në Eurozonë mund të jetë më e ulët se ç’parashikohej më parë gjatë viteve në vijim.
Por rritja ekonomike dhe papunësia mund t’i tejkalojnë parashikimet më optimiste, shkruan Banka Qendrore Europiane, në raportin e fundit të publikuar të premten.

 

Ky raport vjen vetëm një ditë pas takimit të bordit drejtues të bankës. Raporti që vjen në formën e anketës përforcon edhe njëherë faktin se, në vjeshtë do të fillojë shtrëngimi gradual i politikave monetare.

Banka Qendrore Europiane arrin në përfundimin se, norma e inflacionit këtë vit do të jetë në 1.5 për qind, në 1.4 për qind vitin e ardhshëm dhe 1.6 për qind në 2019. Pra, 0.1 pikë përqindje poshtë nivelit të projektuar më parë.

Kjo do të thotë se edhe në terma afat-mesëm, inflacioni do të jetë larg objektivit të bankës, pranë dhe më poshtë se 2 për qind.

Anketa e Bankës Qendrore Europiane flet për një rritje ekonomike pranë 1.9 për qind gjatë këtij viti, paçka se, projeksionet zyrtare fiksohen në 1.7 për qind. Papunësia ndërkohë parashikohet të bjerë me një hap më të shpejtë se projeksionet. /Telegrafi/