Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një intervistë në emisionin Komiteti, ka treguar një rast kur ai kishte mbrojtur Gani Gecin nga Shtabi i Përgjithshëm, kur këta të fundit e kishin akuzuar atë se po i printe forcave serbe i maskuar, në kohën që Gani Geci kishte qenë në shtëpinë e Lushtakut.

“Jo absolutisht akuzat ishin të pavërteta”, tha Lushtaku.

Pas këtyre deklaratave të Lushtakut, Geci ka bërë një postim në Facebook duke thënë se janë plotësisht të vërteta.

“E vërteta herët a vonë del. Sami Lushtakun e kam pas shokë lufte dhe sa i përket akuzave qe mi bëri Shtabi i Përgjithshëm dhe Komunikates nr 59 Samiu po e thotë tërësisht të vërtetën”, ka thënë Geci.