Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.

 

Kështu thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së, përfaqësuesit e së cilës janë takuar me Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit në bisedimet për kartonin e gjelbër

“Në kuadër të takimit KMDLNj u interesua për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe zbatimin e Marrëveshjes më shtetin e Serbisë dhe Pacolli pohoi se marrëveshja po realizohet në plotëni. Gjithashtu, u bisedua edhe për vështirësitë, kriteret dhe mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, e cila nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim. Nga ky takim u konstatua edhe një mungesë e vullnetit politik për shtyrë më shumë drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/