Moska dhe Uashingtoni janë në bisedime për ta krijuar një grup të përbashkët punës për siguri kibernetike, njoftojnë agjencitë e lajmeve të Rusisë.

Agjencia e lajmeve RIA e ka raportuar këtë lajm duke u thirrur në deklaratat e të dërguarit special të Vladimir Putinit për siguri kibernetike, Andrey Krutskikh, transmeton Express.

“Propozime të ndryshme janë duke u shkëmbyer dhe studiuar, askush nuk po e shmang nevojën për negociata dhe kontakte,” ka thënë Krutskikh, raporton RIA.

“Nuk ka nevojë të dramatizohet tej mase procesi punues, i cili padyshim se ka nisur. Është vështirë duke pasur parasysh realitetet amerikane, por kjo çështje ka më shumë të bëjë me Administratën Amerikane se me ne,” ka thënë ai.

Javën që shkoi, Rusia njoftoi se Donald Trump dhe Vladimir Putin kishin diskutuar për formimin e një grupi të përbashkët për siguri kibernetike gjatë takimin në samitin G20 në Hamburg./Express/