Propozimi ka marrë kritika të ashpra për mungesën e qëllimeve realiste dhe së fundi një studim i ka dhënë ekipit një goditje, duke thënë njerëzit do të fillojnë të vdesin brenda 68 ditëve.
Presioni i ulët i ajrit, banesa që rrezikohen nga shpërthimet dhe mungesa e rezervave janë ndër rreziqet fatale që me sa duket i presin të gjithë ata që do të inaugurojnë udhëtimin.
Studimi i cili po shkatërron idenë është bërë nga studentët e Institutin të Teknologjisë në Massachusetts. Sipas kërkimeve të tyre ka një numër të madh kushtesh të destinuara për dështuar, që në fund do të rrezikojnë ekuipazhin.
“Viktima e parë e ekuipazhit do të shënohet rreth 68 ditë nga nisja e misionit,” shkruhet në studim.
Së pari, astronautëve thjesht nuk do të kenë ushqim të mjaftueshëm. Bazuar në planin e misionit të “Mars One”, studentët thanë se kolonitë do të vdesin nga uria në Mars. . Sipas studentëve ndërtimi i banesa do të rrisë sasinë e oksigjenit, duke krijuar mjedise të rrezikshme. Gjithashtu pjesët e këmbimit të nevojshme duhet të jenë në një masë të madhe, por transportimi nga Toka do të jetë i vështirë. Dhe së fundi, studimi thekson se edhe duke marrë të gjitha pajisjet e nevojshme në Mars, do të nevojitet një super raketë ende e pa krijuar “Space X”, me një kosto prej 4.5 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv i “Mars One”, Bas Lansdorp u shpreh se gjetjet janë të pavërteta. “ Kam folur me shumë njerëz njohës të kësaj fushe, ekspertë të kompanive të njohura, të cilët më kanë thënë se kjo teknologji do të funksionojë. Vështirësia më e madhe është transportimi njëherësh i të gjitha gjërave të nevojshme. Nuk besojmë se ajo që kemi projektuar është zgjidhja më e mira, por është e mirë.”, ka përfunduar krijuesi i “Mars One”.