Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur dëshirën që të transferohet te Milani

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang e ka dridhur Borussia Dortmundit. Ai nuk e ka fshehur dëshirën që të rikthehet te Milan.

I pyetur nëse dëshironte të transferohet në Milan, derisa fliste drejtpërdrejt në Instagram, Aubameyang tha: “Do të doja, por ata nuk po bëjnë asgjë për ta bërë këtë realitet. Çfarë mund të bëj?”

Kjo deklaratë e Aubameyang mund të shtyj drejtuesit e Rossonerëve që të nisin negociatat me Dortmundin. Por, klubi gjerman më herët ka deklaruar se klubet e interesuar që ta transferojnë Aubameyangn kanë pasur kohë deri në fund të korrikut.