Pronari i një nëndetëseje është akuzuar për vdekjen e një gazetareje suedeze, e cila ndodhej në bordin e anijes së tij para se të fundosej.

Danezi Peter Madsen, 46 vjeç, mohon keqbërjen, duke thënë se e kishte nxjerrë në breg gazetaren jashtë në Kopenhagën para fundosjes.

Partneri i gazetares ngriti alarmin në orët e hershme të së premtes, kur ajo nuk u kthye nga ai që duhej të ishte një udhëtim i shkurtër me anije.

Pasi u ngrit alarmi për mbytjen e nëndeteses, zoti Madsen u shpëtua nga ekipet emergjente .

Megjithatë, nuk kishte gjurmë të gazetares, dhe policia nisi një kërkim. Ajo ende nuk është gjetur.

Kim Ëall, një gazetare 30-vjeçar i pavarur me bazë në Nju Jork,  ka shkruar për “New York Times”, “Guardian” dhe “Vice Magazine”.

Autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në nëndetësen e  njohur si Nautilus, e cila cili shtrihet në shtratin e detit në jug të Kopenhagenit./

ImageImageImageImage