Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka bërë një gjest që rrallë njerëzit e bëjnë.

Emigranti shqiptar Fisnik Daci, ishte duke ecur për në punë në pjesën e poshtme të qytetit të Nju Jorkut, kur ka gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash, si dhe një blllok me Cheqe.

Portofoli i kishte i humbur nji meso gruaje, amerikano afrikane, e cila sipas tij kishte qenë nji zyrtare e lart që punonte në zyrat e Emigracionit në Nju Jork.

Dibrani, që gjeti portofolin përplot me dollar dhe kartat e bankës, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se si i ka ndodhur kjo ngjarje, të cilën ai e përshkruan si shumë interesante, mbasi ai ka gjetur në rrugë, kuletën – portofolën plotë e përplot me dollarë, para të një vendi të Afrikës, 10 Bank Cardsdhe një bllok me Chek, siç duken edhe në fotografin e postuar prej tij.

I habitur, thotë ai e hapa menjëher dhe në mes të portofolit gjejë dhe ID kartën e personit që e kishte humbur, duke e thirrur atë në numërin e saj, dhe duke telefonuar njëheherisht edhe policinë,.

Në telefonatë mu përgjigjë shumë shpejt një grua, që gati sa nuk qante , me të cilën e lamë takimin përpara Zyrave të Emigracionit në Broadway, pikërisht aty afër punës së saj dhe punës time, gjithashtu.