Ky është momenti dramatik kur një gjarpër me zile notoi deri në një anije plotë me turistë, të cilët i kishte rrëmbyer një panik e verbër, kur gjarpri tentoj të hy në bordin e anijes.

Anthony Baciocco, 19- vjeç, ishte njëri nga pasagjerët i ulur jashtë në anijen me të cilën po lundronin në ujë të liqenit Folsom, në Kaliforni, sëbashku me katër shokët, kur panë para tyre gjarprin vdekjeprurës që iu kishte afrua atyre, transmeton gazetametro.net.

Në videon e publikuar nga vetë grupi i djelmoshave, shihen në fillim të ngazëllyer, por më pas fillojnë të frikësohen nga gjarpri vdekjeprurës i cili sa nuk ju futet brenda në anije.

Njëri nga turistët që gjendët në anije dëgjohet tek thotë: “Jepini më shpejtë, ai është në anije”
Videoja është parë dhe shpërndarë më mijëra herë në rrjetet sociale.