Smartfoni i ri i kompanisë amerikane Apple, iPhone 8 pritet të prezantohet muajin tjetër. Por tashmë kemi një datë të saktë zyrtare se kur do të mbahet eventi i madh; në 12 shtator.

Ky do të jetë eventi i parë i Apple që do mbahet në Teatrin Steve Jobs në Cupertino, California, ku kompania ka edhe zyrat gjigante.

IPhone 8 pritet të ketë një ekran më të madh, teknologjinë e re “retina scan” dhe shumë risi të tjera.