Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon me retorikën e tij të ashpër kundër BE-së.

Së fundi ai ka hedhur akuza se BE po strehon terroristët, ndërsa është shprehur se vendi i tij, Turqia, nuk e shikon më të nevojshme anëtarësimin në BE.

“Për të thënë të vërtetën, nuk kemi më nevojë për anëtarësim në BE. Nëse BE do të ecë përpara, ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Dhe është dhënia e anëtarësimit për Turqinë dhe fillimi i një veprimi të rritjes kulturore dhe ekonomike “, tha Erdogan gjatë një fjalimi në parlamentin turk.