Kim Jong-un, Osamba Bin Laden, Josef Stalin, Gjenerali Franco, Adolf Hitler ishin tifozë të futbollit.

Diktatorët janë të njohur për veprimet e tyre dhe jo shumë të njohur për jetën private. Megjithatë, shumë prej tyre e kanë adhuruar futbollin dhe kanë qenë tifoz të zjarrtë të skuadrave të zemrës. Edhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është tifoz i Manchester United.

“The Sun” ka bërë një shkrim se për cilat skuadra kanë bërë tifo diktatorët.

Diktatori i Zimbabve, Mugabe ka udhëhequr shtetin afrikan që prej vitit 1987 dhe ai është tifoz i Chelseat në Angli, madje shumë i zjarrtë.

Osama Bin Laden ishte tifoz i Arsenalit, madje shpesh kishte parë ndeshjet në Londër, megjithatë, më vonë ishte përjashtuar. Ndërkohë, Gaddafi, ka qenë tifoz i Liverpoolit.

Josef Stalin ka qenë më lokalist duke qenë tifoz i Dynamo Moskës. Idi Amin, diktatori i Ugandës ka qenë tifoz i skuadrës britanike Hayes, raporton albinfo.ch.

Gjenerali Franco ka qenë tifoz i Real Madridit dhe kjo nuk është shumë befasi.

Diktatori i njohur, Adolf Hitler ishte tifoz i Schalkes. Kjo skuadër fitoi titullin gjashtë herë radhazi titullin gjatë regjimit nazist.