BMW njihet si një nga liderët botërorë në prodhimin e kerreve dhe sukseset e tyre nuk kanë fund mirëpo duket se tani kanë hasur në disa telashe,transmeton perkerre.com
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bmw ka një treg mjaft të madh dhe me sukses
është duke bërë hapa drejt suksesit në këtë treg mirëpo jo gjithmonë gjerat shkojnë ashtu si duhet.

BMW AG të Premten deklaroi se do të terheq 1 milion kerre në Amerikën veriore dhe gjerat mund të shkojnë edhe më keq
pasi që pritet ky trend të vazhdojë edhe në vende tjera të Evropës.

Ky proces do të ndahet në 2 faza. Në fazën e parë do të largohen nga rrugët mbi 670,000 kerre të tipit 3-Series të prodhuara gjatë viteve 2006-2011. Problemi në këto kerre qëndron në nxehje të kerrit duke kaluar nivelet e normalitetit dhe gjithashtu probleme me klimën kështu që pas tejnxehjës kerri rrezikon të marr flakë.
Në fazën e dytë do të jenë të përfshira 740.000 kerre kryesisht të tipit 3-Series, 5-Series dhe X3, X5 po ashtu edhe Z4.
Problemi në këto kerre qëndron tek valvulat e ujit ku përsëri nga problemet teknike mund të ndodh që kerri të përfshihet nga zjarri.

Michael Rebstock deklaroi për BMW se kryesisht problemet me kerre ndodhën në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mund të zgjerohet edhe në Kanada.

Duket se problemet nuk do kenë të ndalur në BMW dhe pritet që edhe vendet e Evropës të goditen nga kjo valë e problemeve teknike