Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat komuna do t’i nënshtrohen edhe një herë rinumërimit.
PZAP-i ka marrë vendim sot që komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit të shkojnë në rinumërim. E gjithë kjo pas ankesave që LDK-ja i ka bërë në PZAP për Prishtinën, derisa PDK-ja për Prizrenin.

Ndërkaq, komuna e Rahovecit, ajo e Istogut dhe e Dragashit, do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm. Në Rahovec, PDK-ja ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK-ja kundër PDK-së në Dragash.