Kur një veturë është shkatërruar në atë shkallë sa e tejkalon gjysmën e vlerës së saj, atëherë ajo veturë nga kompanitë e sigurimit dërgohet për skrap, transmeton Express.

Por kjo nuk aplikohet në vende si Rusia apo edhe vendet e Ballkanit ku në çfarëdo shkalle dëmtimi që ka vetura, ajo riparohet.

Por, të riparosh një veturë me shkallë kaq të lartë dëmtimi mund të mos jetë e sigurt për në rrugë.

Në videon në vazhdim shihet se si një BMW Seria 7 e aksidentuar dhe e dëmtuar rëndë riparohet nga mjeshtri Arthur Tussik.Ky është një paralajmërim që të bëni kujdes kur blini vetura të përdorura.