Një aksident tejet i çuditshëm ka ndodhur në një klinikë stomatologjike në California të Amerikës, kur vetura Nissan ka përfunduar duke u ngulitur në një objekt dy katesh. Vetura ende nuk dihet sesi ka përfunduar aty, por shoferi dhe një pasagjer tjetër janë raportuar të mos kenë marrë lëndime. Askush nuk ka qëlluar as në klinikë në momentin e aksidentit, por ajo që mbetet e pashpjeguar edhe nga Policia por edhe nga vet shoferi është sesi ka arritur vetura të fluturoj dhe të ngulet 60 metra lart.

Shoferi thuhet se i ka thënë Policisë se ka qenë duke vozitur nën efektin e drogës, por as vet ai nuk ka mundur ta shpjegoj sesi ka fluturuar.

“Nuk e mbaj mend, kam qenë në efektin e drogës duke u kthyer nga një klub nate”, citohet të ketë thënë vozitësi, raportojnë mediat amerikane./Insajderi.com