Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet ta ndajmë nga tavolina. I shëndetshëm, dhe një ndër ushqimet më të kompletuara, ai I bën mirë shëndetit. Fermentimi I laktozës në acide laktike nga microbe të veccanta lejon eleminimin e sheqerit (laktoza), i cili sjell probleme shqetësuese tek personat që vuajnë nga koliti.
Kosi ka një përqendrim më të madh proteinash, vitaminash dhe mineralesh më shumë se qumështi, 20 deri në 100 përqind më shumë. Aciditeti i kosit, gjithashtu e bën më të lehtë për trupin të absorbojë ushqyes, si kalciumi, zinku dhe magnezi.
Ajo që munmd të thuhet është se kosi të zgjat jetën. Nga shumë studime është vërejtur se në vendet ku kosi është ushqim bazë, si në Sardenja, Indi, Bullgari, Mesopotami, mosha mbi 100 vjeccare përbën një normalitet. Shpjegimi është i thjeshtë: kosi është shumë i pasur me protein, antibiotikë natyralë dhe yndyrna të vlefshme. Cilin kos të zgjedhim? Preferoni atë të paskremuar, që përmban bacile të tipit “lactobacillus ulgaricus” dhe “streptococcus thermophilus”.

http://dardaniapost.com/wp-admin/post-new.php