Në këto kushte, përveç kontrollit rutinë tek mjeku okulist,ju duhet të ndiqni një dietë të balancuar.
Ushqimet e pasura me antioksidantë, si: lakra,spinaqi dhe lakra jeshile e ruajnë shikimin. Ndërsa ushqimet, që në përmbajtje kanë të ashtuquajturat vitamina të syrit (zeaksantinë dhe luteinë) reduktojnë rrezikun e perdes së syrit(katarakta). Në këtë grup ushqimesh hyjnë brokoli, misri, bizelet, panxhari dhe kungulli i njomë.
Disa kërkues pretendojnë se fruti i kajsisë ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve të syrit, ndërsa boronicat janë ilaçi më i mirë për sy të lodhur.

http://dardaniapost.com/wp-admin/post-new.php