Një djalë 25 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e ka gjetur vajzën e ëndrrave por ajo e do vetëm për seks, përcjell Bota sot.

Djali ka thënë se ajo i ka thënë se nuk dëshiron të jenë në lidhje dhe se mund të jenë miq, derisa ajo dëshiron që të dalë edhe me meshkuj tjerë.

Rrëfimi i plotë:

Kam gjetur një grua që për mua është e vetmja dhe e ëndrrave, por ajo dëshiron seks pa angazhime.

Më e keqja është se ajo nuk do seks vetëm me mua dhe thotë se është në rregull që unë të dal edhe me femra tjera.

Unë jam 25 ndërsa ajo është 23 vjet. Ne u njohëm në një ndejë në një klub nate dhe pati një tërheqje mes nesh. Unë e kam parë edhe më herët atë në lokalin tim dhe dukej e bukur dhe me një buzëqeshje të mahnitshme.

Unë e ftova atë për një takim dhe ajo pranoi e dukej se ishte e lumtur. Ne dolëm disa herë dhe e kuptova që ajo ishte e vetmja.

Shkova me të për një vikend në Pragë dhe ishte magjike, sikur një ëndërr dhe seksi ishte për mrekulli.

Më pas ëndrra u thye. Ajo më tha se nuk dëshiron lidhje dhe se mund të jemi vetëm miq.

Unë kisha shumë ndjenja për të dhe e kisha të vështirë të ecja përpara por vazhdova dhe dilja me vajza nga zyra. Një natë në lokal e pashë vajzën me të cilën kisha qenë. Ajo po më shikonte dhe nuk po besoja.

Kur shkova të merrja pije, ajo më pëshpëriti në vesh: “Ti the se jam speciale për ty”. Kishte lot në sytë e saj dhe dukej e lënduar.

Ne dolëm sërish dhe kaluam natën bashkë. Të nesërmen në mëngjes ajo më tha se po dilte me dikë tjetër dhe kjo më lëndoi shumë.

Ajo më tha se dëshiron të jetë me mua vetëm për seks kur ka kohë dhe të dalë edhe me të tjerë.

Ndoshta djem të tjerë do të ishin të lumtur për këtë por unë nuk e dua. Unë e dua atë vetëm për vete dhe jo ta ndaj me këtë. A duhet ta ndaj me të tjerët apo të ndahem?

Përgjigja e psikologes:

Kam frikë se cilado që zgjedhë do të të lëndojë, por më pak do të lëndohesh nëse e lë të shkojë.

Të qëndrosh me të, ajo do të të bëjë të palumtur.

Secili është ndryshe. Ti po kërkon të jesh me një vajzë që e do por ajo do vetëm seks me ty. Ndoshta ajo vajzë ka qenë e lënduar në të kaluarën dhe ka frikë të jetë me dikë./BS/