Ky është momenti i tmerrshëm kur makina e një gruaje sulmohet nga një tufë luanësh.

Ngjarja u regjistrua në një park safari në Britaninë e Madhe.

Abi Tudge ishte me një mikeshë dhe dy fëmijët e saj në park.

Por ajo nuk e kishte imagjinuar se makina e saj Hyundai i-30 do sulmohej në atë mënyrë.

Ata mbetën në makinë për të paktën 50 minuta.

Më pas autoritetet e parkut i larguan luanët.

Abi tha se ata mbetën të shokuar.

Kurse zyrtarët e parkut thanë se asnjë person nuk ishte i rrezikuar.