Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, në një prononcim për “Bota sot”, tha se çështja e Demarkacionit do të përfundoj deri në fund të javës.

Ai thotë se është afër që të arrihet një dakordanc politike, në konsensus edhe me subjektet e tjera, që nuk i takojnë koalicionit qeveritarë.

Image
Hajdar Beqa
FOTO GALERI
“Konsideroj se çështja e Demarkacionit përfundon deri të premten. Besoj se është afër me pas dakordanc politike edhe në konsensus me subjektet e tjera, që në këtë rast nuk i takojnë koalicionit qeveritarë për me zgjidh këtë çështje. E dimë qëndrimin e LDK-së se është pro, qëndrimi i koalicionit është pro, ka pasur reflektim edhe prej Listës Serbe dhe besoj se kjo çështje përfundon deri në fund të javës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Sipas tij, PDK-ja dhe koalicioni aktual janë unik në qëndrimin e tyre. Deputeti nga koalicioni qeverisës thekson se edhe pa votat e Vetëvendosjes demarkacioni do të kaloj.

“PDK-ja është unike, koalicioni është unik në qëndrimin e vet. LDK-ja ka deklaruar që nuk ka probleme dhe do ta votojnë. Realisht pritet që në bazë të bisedave të fundit që janë bërë në nivelin e krerëve të shteti edhe Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin që është një obligim që me zgjidh këtë çështje. Pres që të reflektoj edhe deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje është në interes të qytetarëve, por besoj se do të kaloj edhe pa votat e tyre”, ka përfunduar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për “Bota sot”.