Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriqit dhe sjelljes së tij në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Ismaili ka ngritur dyshime se kjo mund të jetë edhe një lojë politike.

“Mendjen e kam veç te ata djemtë tonë në veri qetash. Bani i ndodhi ndonjanit diçka, e në fund del me qenë veç lojë politike sikur atëherë me Enverin, dikush duhet me e hangër bothve këtë herë. Thellësisht po shpresoj, por edhe hiç s’po besoj, që në fund nuk e han krejt Kosova.Këtë herë na krejt e kemi përgjegjësi me lypë përgjegjësi prej tyne, nëse veç tentojnë me na e lue lojën”, ka shkruar Ismaili.

Gjuriq është arrestuar sot në Mitrovicë nga Njësia Speciale e Kosovës pas hyrjes ilegale në Kosovë.