Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i është përgjigjur shkurtazi letrës së kryetarit të VV-së Albin Kurti për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Haradinaj, në Kuvend tha se i ka bërë përshtypje se si VV kundërshtimin e demarkacionit nuk e ka shtrirë edhe kundër LDK-së, e cila sipas tij po mundohet ta relativizojë rolin e Raportit Bulliqi, shkruan Periskopi.

“Për demarkacionin du me ia ba një pyetje shumë të sinqertë VV-së dhe Albinit që ma ka çu një letër. Më ka ba përshtypje prej VV-së qysh dikush prej tyre s’i ka thanë LDK-së që mos me relativizu raportin e Bulliqit”, tha ai.

Haradinaj i është përgjigjur edhe ironizimeve të shefit të GP të VV-së, Glauk Konjufca, i cili tha se dallimi i vetëm i Qeverisë Haradinaj me Qeverinë Mustafa, është se kryeministri Haradinaj vrapon më shpejt.

”Vrapo ma shpejt. Mirë që po e shihni, s’është me rëndësi. Nëqoftëse bëni analogji, ndoshta keni të drejtë. Sa i përket zëvendësministrave, do ta prezantojmë një raport dhe do ta sjellim para Kuvendit”, tha Haradinaj.