Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë euro? Pikërisht këtë meshkujve ‘single’ iu ka ofruar Wina Lia nga Xhakarta.

Për të gjithë beqarët kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme. Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës javaneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja.
Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore. Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman dhe nuses, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale.

Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Në fakt, këtë ide “gjeniale” ia një agjenti i shitjes së pasurive të patundshme, i cili i sugjeroi se në të njëjtën kohë mund të gjen një bashkëshort, por edhe klientin për shtëpinë e saj.