Në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës, teksa po debatohej për komunitetet, Daut Haradinaj kishte ofenduar rënd deputeten e asaj kohë të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi.

Për t’i replikuar Haradinaj, Kadajt-Bujupit kishte qenë i shkurt, por me fjalët e ashpra teksa ia ofendonte nënën ish-bashkëpartiakes dhe bashkëpartiaken e tij më të re të ditës së sotme.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote dhe s’po e bën askush avokatin por që organet e drejtësisë për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, kishte thënë Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kadaj-Bujupi sa kishte qenë anëtare e AAK-së lirimin e Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës e kishte përjetuar me lot gëzimi. Por pavarësisht kësaj Kadaj-Bujupi kishte braktisur AAK-në për t’i bashkuar Vetëvendosjes në maj të vitit 2016.

Kadaj-Bujupi pasi ishte zgjedhur Haradinaj kryeministër i vendit kishte thënë se për zgjedhjen tij duhet të urohet vetëm Beogradi.

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpskas dhe Vuçiqit! Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi!”, kishte shkruar Kadaj-Bujupi.