Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka komentuar dorëheqjet në VV, duke thënë se ato janë tradhti politike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se votuesit e këtyre neomafiozëve politikë duhet të kërkojnë dorëzimin e mandateve që kanë marrë mbi platformën e VV-së dhe manipulimin e votuesve, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ashtu siq kam paralajmeruar që nga dorëheqjet e orkesturuar, nuk duhet dëshmi tjetër se kjo që po ndodhë është tradhëti politike: Votuesit e këtyre neomafiozve politikë të CC-Zero do të duhej që të kërkonin dorëzimin e mandateve që kanë marrë mbi platformën e VV dhe manipulimin e votuesve për interesa personale që janë në vijë me kapësit e shtetit.