Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini ka pretenduar se Real Madrid e ka paguar gjyqtarin anglez Michael Oliver, duke iu referuar penalltisë së dhënë nga ai në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas dhënies së penalltisë, Chiellini është kapur nga kamerat teksa u thoshte lojtarëve të Realit se i kanë paguar gjyqtarët.

Për këtë ka reaguar në rrjetin social Twitter, edhe gazetari italian Fabrizio Romano.

Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë golit të Cristiano Ronaldos nga penalltia në minutën e fundit të takimit.