Përveç muzikës, ajo komentohet shumë dhe për jetën personale

Flasim për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e cila ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri Paul Klein.

Por, siç duket kjo ndarje i ka shërbyer asaj që ta mendoj sërish rikthimin tek kuzhinieri Isaac, me të cilin ka qenë e lidhur para Paul Klein.

Një lidhje mjaft e gjatë e tyre, ku siç duket, nga shenjat që japin në rrjete sociale, shumë shpejt do t’i shohim në krahët e njëri-tjetrit.

Ndonëse ditë më parë i kemi parë teksa bëjnë pëlqime fotografish, tani është Isaac ai që i ka komentuar Duas.

“Si tu rritën kaq shpejtë flokët?”, ka shkruar Isaac, meqë Dua ka disa ditë që ka prerë flokët e shkurtra, dhe kjo foto është para se të bënte këtë ndryshim.