Franca është kampione e re e botës, pas fitores 4-2 në finale ndaj Kroacisë.

Ky është titulli i dytë i “Tre-kolorëve” pas atij të fituar më 1998, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq Kroacia është treguar mjaft korrekte dhe në suaza të “fair-play” , pasi menjëherë ka ardhur urimi i Federatës kroate nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

“Urime kombëtares franceze për titullin e dytë të tyre në histori”, derisa urimit i’a ka bashkangjitur fjalën “Felicitations”,që kur e përkthejmë nga gjuha frënge do të thotë, “Urime”.