Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi të publikuar para publikut, ka thënë se Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku po mbahen për më shumë se 40 ditë në burg, për arsye që EULEX nuk e ka dorëzuar ende lëndën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, te gjygjtarët e Kosovës.

Ai këtë e quan neglizhencë skandaloze nga ana e EULEX, ndaj komandantit të shtabit të UÇK-së, Sylejman Selimi e po ashtu edhe të Jahir Demakut.

Lexojeni të plotë postimin e Tomë Gashit:

Për me shume se 40 dite Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku mbahen ne mënyrë te jashtëligjshme ne paraburgim respektivisht vuajtje te dënimit pa vendim gjyqësore.

Arsyeja e vetme e mbajtjes se tyre ne paraburgim është se EULEX nuk e ka dorëzuar lenden në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë tek Gjyqtaret e Kosovës.

Zyrtaret e EULEX-It qe janë përgjegjës për dërgimin e lendes ne Gjykatën Themelore ne Mitrovicë punojnë në të njëjtën ndërtesë ne kate te ndryshme ne Gjykatën Themelore ne Mitrovice.

Z. Selimi dhe Z. Demaku mbahet ne paraburgim për shkak te neglizhencës se EULEX-it qe te dorëzoj lëndën fizikisht një kate me poshtë se ku punojnë ata.

Te privuar nga lirija mbi 40 dite si te pa denuar ( pasi rasti eshte kthyer ne rigjykim )eshte kunder te gjitha te drejtave te parapara me ligjet e Kosoves, Kushtetuen e Kosoves dhe te Drejtat Themelore te Njeriut.

Duke marre parasysh kontributin e Z. Sylejman Selimi si Komandant I Shtabit te Përgjithshëm te UCK-s ne clirimin e Kosoves e po ashtu edhe te Z. Jahir Demaku, eshte skandaloze neglizhenca e institucioneve tona qe lejojne nje nencmim te tille.