Numri i sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e njeriut po shtohen dita ditës, por një hov të tillë po e merr edhe numri i personave që vdesin nga sulmi i kafshëve dhe insekteve të ndryshme.

Disa prej këtyre gjallesave që shkaktojnë më së shumti vdekje brenda një viti, ndonëse nuk llogariten të jenë kafshët më të rrezikshme janë mushkonjat, gjarpërinjtë, qentë, krokodilët, rinoqerontët e shumë të tjera.

Mushkonjat janë ato që zënë vendin e parë në këtë listë. Mund edhe mos ta keni menduar por rreth 725 mijë njerëz vdesin çdo vit nga pickimi i tyre.

Kjo ndodhë sepse mushkonjat nga lëvizja në vende të ndryshme marrin edhe infeksione me vete dhe i bartin ato në trupin e njeriut pas pickimit, transmeton Klan Kosova.

Mushkonjat bartin me vete edhe sëmundjen e malaries e cila është poashtu njëri ndër faktorët më vdekjeprurës. Nga këto mund të përfundojmë se kujdesi ndaj këtyre insekteve kaq të vogla duhet të rritet çdo herë e më tepër.