Kur bëhet fjalë për shëndetin seksual, gjithmonë ekzistojnë pyetje të cilat duan përgjigje. Por “The Sun” shkruan se jo të gjitha vajzat e marrin guximin të pyesin doktorin. Këto janë 5 pyetjet në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme që marrin përgjigje pikërisht tani.

A merren sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga seksi oral?

Po, seksi oral është një ndër mënyrat më të shpeshta në transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Herpesi gjenital apo dhe hepatiti A, B dhe C, shkaktohen nga seksi oral.

A merren sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga tualetet publike?

Për të gjithë ju që i keni tmerr tualetet publike, kemi një lajm të mirë. “Jo, nuk është e mundur të merrni SST nga tualetet publike” – shkruan britanikja “The Sun”.

A merren sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga gishtat?

Ndryshe nga seksi oral, sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk merren nga gishtat. “Nëse do të kishte lëngje trupore në gishta atëherë në teori ju mund të prekeni nga STI në këtë mënyrë, edhe përse jeni më pak të rrezikuar sesa me seksin oral ose penetrues.

A merren SST nga përdorimi i pishinave?

Mund të ekzistojnë një mijë shqetësime nga pishinat publike, por sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk bëjnë pjesë në to. “SST mund të transmetohet vetëm nga kontakti i dy individëve me njëri-tjetrin, ndaj nëse vendosni të kryeni marrëdhënie seksuale në pishinë, bëni mirë ta mendoni edhe njëherë” – shkruan “The sun”.

A mund të kurohet vetë SST?

Absolutisht jo. Nëse keni sëmundje seksualisht të transmetueshme, kërkoni ndihmën profesionale. Nëse disa nga infeksionet e mara i lini pa trajtuar mund të shkaktojë probleme të mëdha si infertiliteti.