Një grua ka ndarë në rrjete sociale përvojën e saj të tmerrshme pasi tatuazhi i saj i vetullave e la atë me plagë të përhershme.

Dhjetorin e kaluar, Joanne Taylor vendosi të bënte tatuazh vetullat e saj, shkruan ShkodraNews. Por pas procedures, 37-vjeçarja nuk e pëlqeu rezultatin dhe ajo vendosi të kthehej në klinikë tre javë më vonë për t’i hequr me lazer.

Joanne vuajti dhimbje tronditëse të tmerrshme. Joanne u tha mediave: “Menjëherë më pas, kisha dhimbje të rënda djegieje, dhimbje koke, ajo vetëm më digjte, lotoja dhe kisha gjakderdhje.”

Më pas gruaja u ndoq nga një specialist i djegieve në Brisbane, shkruan ShkodraNews. “Fytyra ime ishte shumë e djegur nga lazeri, ishte e tmerrshme”, vazhdoi Joanne.

“Qimet nuk mu rriten më”, tha ajo. Sipas mjekëve “për heqjen e tatuazheve me lazer, pacientët duhet të zgjedhin një klinikë mjekësore me përvojë”.