Nesër në ora 18:00 mbahet shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve.
Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për grupin e vdekjes.

 

Vazot e shortit të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool e Inter.

Një kombinim tjetër do të ishte si i pari por vetëm me Barcelonën ose Atleticon në vend të Realit.

Fakti se skuadra si Inter e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpool, Schalke e Monaco në vazon e tretë, do ta bëjë të pamundur që një grup i vdejkes të evitohet.

Cilat skuadra do donit ju që të jenë në grup me njëra tjetërn?