Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.

Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, , i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.