Gareth Bale është duke e vazhduar formën e tij të shkëlqyer në fillim të këtij stinori me Real Madridin, mirëpo ai mbrëmë ka treguar formën e mirë edhe me Kombëtaren e tij, Uellsin.

Ylli i Real Madridit, i ka ndihmuar vendit të tij që ta sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

Ai ka shënuar një gol të mrekullueshëm mbrëmë në fitoren ndaj Irlandës, me rezultatin 4-1 në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Express.

Uellsi është në grupin e 4-të të Ligës B me Irlandën dhe Danimarkën.

Në tri paraqitjet e tij në këtë stinor me Realin, Bale i ka shënuar tre gola.