Helikopteri i pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte rrëzuar të dielën rreth orës 21:30, pasi kishte përfunduar ndeshja e klubit anglez kundër West Ham Unitedit. Disa sekonda pasi ishte ngritur, helikat e helikopterit kishin ndaluar dhe helikopteri ishte rrëzuar.
Si pasojë e këtij rrëzimi, Srivaddhanaprabha, vajza e tij dhe tre persona të tjerë në bord kishin mbetur të vdekur pasi që helikopteri kishte marrë flakë sapo ishte rrëzuar në tokë, afër stadiumit Kind Power, transmeton Gazeta Express.

Srivaddhanaprabha udhëton me helikopter për çdo ndeshje të Leicesterit. Ai vjen në këtë stadium para çdo ndeshje dhe largohet nga stadiumi rreth një orë pas çdo ndeshje. Mirëpo, këtë herë gjithçka nuk shkoi në mënyrë të rregullt.

 

Disa sekonda pasi ishte ngritur helikopteri, kishte pasur një keqfunksionim në helikat e tij dhe ai u rrëzua në tokë. Kjo pamje e tregon momentin e nisjes dhe menjëherë pas kësaj, momentin kur ai rrëzohet në tokë.