Një 13-vjeçare është sëmurë pasi ka marrë ekstazi, ndërsa jeta e saj është shpëtuar nga i ati, i cili pa një video në “Snapchat” ku ajo nuk dukej aspak mirë.

Pasi diktoi pamjet shqetësuese, ai thirri nënën e vajzës dhe ngriti alarmin. Adoleshentja u sëmur pasi mori pilula ekstazi dhe menjëherë filloi të kishte probleme me zemrën.

Nëna e vajzës së quajtur Rebeka tha: “E kontrollova vajzën time, pasi babai i saj u alarmua për një video në Snapchat, ku ajo nuk dukej shumë mirë. Testet treguan se ajo ishte e zbehtë dhe kishte halucinacione.

Fëmijët duhet ta dinë se janë duke luajtur me vdekjen, kjo po shkatërron familje”, është shprehur nëna e adoleshentes, duke dhënë një mesazh të madh për të gjithë adoleshentet që të kenë kujdes me të tilla gjëra.