Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, nuk dëshiron t’i bashkohet Real Madridit sepse qëllimi i tij është ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Gazetari italian Govanni Guardala ka pohuar se edhe pse Real Madridi është duke tentuar ta emërojë italian, ish-trajneri i Juventusit e dëshiron vetëm Manchester Unitedin, transmeton Express.

Madridi e shkarkoi dje Julen Lopeteguin pas vetëm 14 ndeshjeve në krye të skuadrës dhe në vend të tij e solli përkohësisht trajnerin e Real Castillas, Santiago Solarin.

Ndërkohë, trajneri i Unitedit Jose Mourinho mund të largohet pas fillim të dobët të sezonit të ri në Premierligë.

Conte, deri tani, është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit.

Por, Guardala pohon se italiani e ka ftohur interesimin për ta drejtuar gjigantin spanjoll sepse i pëlqen më shumë United dhe dëshiron të presë deri në largimin e Mourinhos.