Cristiano Ronaldo e ka zbuluar se ndryshimi i marrëdhënieve me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin, e kishte bindur atë t’i japë fund qëndrimit tejet të suksesshëm nëntëvjeçar në klub.
Sulmuesi portugez, i cili iu bashkua Juventusit për rreth 100 milionë euro në korrik, u largua nga Spanja si golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit pasi i e kishte frymëzuar klubin drejt fitimit të 15 titujve të mëdhenj, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Ligën, transmeton Gazeta Express.

Madridi pohoi se transferimi i tij ishte bërë me vullnet dhe kërkesë të lojtarit. Ronaldo, megjithatë, në një intervistë për France Football, ka sugjeruar se sjellja dhe qëndrimi i Perezit ndaj tij e kanë shkaktuar largimin e tij nga klubi.

“Ndieja se brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, nuk më konsideronin më siç më kishin konsideruar në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, kisha ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Më vonë ndihesha më pak i tillë. Presidenti më shihte me sy që nuk donin ta thoshin gjen e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini cfarë dua të them”, tha Ronaldo.

“Kjo më bëri ta mendoja largimin. Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë e kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Sikur të ishte për para, unë do të shkoja në Kinë, ku do të më paguanin pesë herë më shumë se këtu [në Juventus] apo Real Madrid. Nuk erdha në Juventus për para. Të njëjtën shumë e fitoja edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se në Juventus më dëshiruan më të vërtetë. Ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë. Ma demonstruan këtë”, insistoi ai.