Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka qenë në qendër të vëmendjes në kohët e fundit, veçanërisht pasi mungoi në ndeshje ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, përkundër se Lionel Messi nuk ishte i ftuar fare shkaku i lëndimit.

Ernesto Valverde vendosi për Rafinhan, duke e lënë Dembelen në stol. Dhe jo vetëm kaq. Dembele nuk u aktivizua fare. Ishin Semedo, Arturo Vidal dhe Munir që u paraqiten ndaj Interit nga stoli, transmeton Gazeta Express.

Dembele nuk u thirr as për t’u nxehur.

Cila ishte arsyeja për këtë vendin? Përse Dembele nuk luajti as edhe një minutë në njërën prej dy ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit?

Arsyeja mund të gjendet dy ditë para ndeshjes ndaj Interit. Më konkretisht në ndeshjen e Barcelonës ndaj Sevillës në La Liga. Reagimi i tij kur Valverde e thirri për ta zëvendësuar Messin e lënduar la një njollë. Francezit iu deshën plot 10 minuta për t’u futur në lojë, duke e pritur vendimin e Valderves, duke u nxehur dhe përgatitur.

Ai mase nuk i kishte lidhur tojat e këpucëve kur e kishte thirrur Valverde, gjë që e ka zemëruar trajnerin e dhomën e zhveshjes, po ashtu.