Raportohet se ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të shkojë bashkë me Ivan Gazidis në Milan për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson
Sipas La Repubblica, gjendja e Gattusos është duke u bërë “jashtëzakonisht e komplikuar” për të qëndruar si trajner i Milan pas dy humbjeve radhazi kundër Inter dhe Real Betis.

Gazeta shpjegon se drejtori sportiv i Milan dhe presidenti Paolo Scaroni ka mbajtur bisedime me të pas humbjes 2-1 kundër Betisit, ku ata ia ka tërhequr vërejtën që të reflektojë shpejt për të marrë rezultate të mira.

Edhe pse çifti janë pajtuar që të “ngrinë” ndonjë vendim për ish mesfushorin e Milanit, Wenger i është bashkuar Antonio Contes dhe Roberto Donadonit në listën e tyre të ngushtë si alternativa të mundshme.

Francezi e përfundoi verën e kaluar aventurën e tij 22 vjeçare në Arsenal por ka punuar me CEOn e ri të Milanit, Ivan Gazidis në Londrën Veriore, përderisa pronari i Elliott Management, Gordon Singer ka thënë se ai është tifozë e madh i Arsenalit.