Mesfushori serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, ka bërë të ditur se ai nuk ka pranuar ta mbajë një lulëkuqe në fanellën e tij për ndeshjen ndaj Bournemouthit, pasi që ajo ia kujton bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në Serbi.
E gjithë skuadra e Manchester Unitedit e kishte të qëndisur në fanellë një lulëkuqe, për t’i përkujtuar personat që kanë vdekur për Anglinë gjatë luftërave të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Matici sqaroi se përkundër që e kishte mbajtur fanellën me lulëkuqe në të kaluarën, po ai e ka ndryshuar mendjen tani. Megjithatë, përmes një postimi në Instagram ai ka tentuar ta bëjë të qartë se nuk ishte qëllimi i tij që dikush të ofendohet nga ky vendim i marrë.

“E kuptoj plotësisht pse njerëzit mbajnë lulëkuqe, e respektoj vendimin e tyre për ta bërë këtë gjë dhe ndiej dhembshuri për të gjithë ata që i kanë humbur më të dashurit e tyre për shkak të luftës”, ka shkruar Matic.

“Megjithatë, për mua, kjo vetëm ma rikujton një sulm që e kam përjetuar si një 12-vjeçar i frikësuar kur jetoja në Vrelo, gjatë kohës kur vendi im u shkatërrua nga bombardimet e 1999-ës në Serbi”.

“Përderisa unë e kam bërë këtë gjë në të kaluarën, pasi e mendova mirë, vendosa të mos e bëj e mbaj më lulëkuqen në fanellën time. Nuk dua ta keqinterpretoj simbolin e lulëkuqes si krenari për Anglisë ose ta ofendoj dikë, megjithatë ne të gjithë jemi produkt i fëmijërisë sonë dhe kjo është një zgjedhje personale për mua”.

“Shpresoj se të gjitha do të më kuptojnë tani që e kam sqaruar këtë gjë dhe unë mund të përqendrohem për ta ndihmuar skuadrën time në ndeshjet e radhës”.

 

View this post on Instagram

I recognise fully why people wear poppies, I totally respect everyone’s right to do so and I have total sympathy for anyone who has lost loved ones due to conflict. However, for me it is only a reminder of an attack that I felt personally as a young, frightened 12-year old boy living in Vrelo, as my country was devastated by the bombing of Serbia in 1999. Whilst I have done so previously, on reflection I now don't feel it is right for me to wear the poppy on my shirt. I do not want to undermine the poppy as a symbol of pride within Britain or offend anyone, however, we are all a product of our own upbringing and this is a personal choice for the reasons outlined. I hope everyone understands my reasons now that I have explained them and I can concentrate on helping the team in the games that lie ahead.

A post shared by Nemanja Matic (@nemanjamatic) on

Bombardimet e NATO’s zgjatën nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999. Bombardimet kishin ndodhur për shkak të krimeve dhe gjenocidit që Serbia kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ishin vrarë më shumë se 13 mijë shqiptarë në mesin e të cilëve gra, fëmijë e pleq. Ishin deportuar edhe 1 milion shqiptar nga Kosova ndërsa janë dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra.

Paraprakisht, Serbia kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, me të cilin i jepej fund luftës me Kosovën.

Aleanca Veriatlantike kishte bombarduar caqet ushtarake dhe policore në Serbi, Kosovë e Mal të Zi për 78 ditë derisa në kapitullimin e Sllobodan Milloshevicit, i cili kishte pranuar tërheqjen e ushtrisë dhe policisë nga Kosova.