Një javë më parë, Arilena Ara publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “I’ll give you my heart”.

Kënga ritmike është pëlqyer shumë por edhe është komentuar shumë për shkak të skenave ku Arilena shfaqet në momente intime me modelin protagonist në klip.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka treguar se ka xhiruar shumë skena puthjesh për videoklipin aq sa është lodhur.
“Këtë djalin e zgjodhi stafi. Ky duhet të vinte disa orë përpara xhirimeve. Unë doja të vinte më përpara se doja ta njihja se unë do e puthja djalin e botës. S’mund ta puthja ashtu direkt. Ai erdhi në momentin e fundit, direkt për puthje.

 

Filluam xhirimet e puthjes së mëngjesit, një puthje e lehtë. Më vonë u nxeh situata. Aq shumë u lodha, sa thashë ‘Nuk dua më të puth’. Për mbylljen e videoklipit regjisori tha të shtrihej djali, pastaj unë sipër tij dhe të putheshim. Avash ore ti i thashë se më ka dal gjuha mbrapa, s’dua më i thashë”, tregoi Arilena.