Deputeti i Milaim Zeka, ka bërë një shkrim interesant në Facebook.

Ai thotë se, hajnat dhe profiterët me sha edhe kriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin nuk i duron e le ma Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ai thekson se, kurrë të keqe prej tyre nuk ka pas, pra prej Thaçit dhe Veselit, por as një të mirë nuk ia kanë bë.

Edhe pas kësaj thotë se prapë ka kujdese se çka flet, duke shtuar se jashtëqitjet e PDK-së kurrfarë kufiri nuk kishin.

Ja shkrimi i Milaim Zekës:

Kur profiterat dhe hajnat politik e shajne Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Me sha Hashimin e Kadrine Albin Kurti, ose edhe une, diqysh hahet. Te pakten familjaret tone, po edhe shoqeria e ngushte nuk nuk na thone: Rrini bre mos hani … molla, po ata ju kane dhane tendera, poste, ju kane ba ministra, deputet, kryetar te Kuvendit, jav kane punesu edhe qente e kudrat e oborrit, etj, etj.

Ama hajnat, edhe Slloben me ma sha nuk i duroje, se le ma Hashimin e Kadrine.

Kurr te keqe nuk kam pas prej tyre, po edhe nje te mire ba nuk ma kane, edhe prap kam kujdes kur flas se çka po thame. Keto jashteqitjet e PDK se, kurfare kufiri nuk kishin bre…!