Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se, debati që ishte javën e kaluar, e vuri në pa edhe njëherë se sa Hashim Thaçi ishte i fuqishëm në këtë Qeveri, dhe sa i dobët është Ramush Haradinaj si kryeministër përkundër deklaratave të shumta të tij, se nuk do të ketë shkëmbim, korrigjim apo ndarje të Kosovës.

“Hashim Thaçi nuk ka të ndalur në propagandimin e ndarjes së Kosovës. Javën e kaluar edhe pse mediet e Kosovës nuk raportuar, por sipas informatave të mia, ai ishte në Londër për të lobuar së bashku me Aleksandër Vuçiqin. Shpejt do të mund të mund të lexojmë apo dëgjojmë edhe Tony Blerin, edhe ai është i angazhuar sipas informatave që kam dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjerat në ditët apo javën në vijim”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se kryeministri Haradinaj e ka lëpi “pështymën e vet”.

“Unë që në fillim kam besu, do të thotë që nga koha kur Ramush Haradinaj e “lëpiu pështymën e vet”, gjithë atë që e bëri për Demarkacionin, ky nuk ka dinjitet. Pra me këtë rezistencë që ja bënë idesë së Thaçit do ta miratoj herët a vonë, prandaj zgjedhjet janë zgjidhja. Sa më herët që shkohet, sa më herët që shpërndahet ky Kuvend, sa më herët që shpërndahet kjo Qeveri e dështuar aq më mirë, andaj gjasat për shpëtimin e Kosovës janë më të mëdha”, shprehet Tali.

Driton Tali
Sipas tij, nga kjo që po sheh, ai potencon se Hashim Thaçi në mes të ballafaqimit me Gjykatën Speciale dhe bashkëpunimit me Serbinë e ka zgjedhur bashkëpunimin me Serbinë.

“Serbia nuk do ta nguc Thaçin, veç po shihet ky prolongim i Gjykatës Speciale, derisa t’i trumbetoj planet e Serbisë. Momenti kur Serbia e sheh se Thaçi nuk është i aftë të shtynë agjendën e saj, unë jam i bindur se Vuçiqi i cili nuk ka bërë shumë për Serbinë, do ta flijoj Thaçin për propagandë të brendshme në Serbi. Hashim Thaçi këtë e ka parasysh, e din që lirinë ja zgjatë vetëm dëgjueshmëria ndaj Serbisë. Një Zot e din se çfarë fakte të fuqishme ka Serbia kundër Thaçit të padiskutueshme”, përfundon ish deputeti i Kosovës, Driton Tali.