Olivier Gill mori një vendim interesant, duke e refuzuar Manchester Unitedin për të shkuar në Universitet.
Në dhjetorin e vitit 2009, Olivier Gill, djali i shefit ekzekutiv të Manchesterit, David, ishte në bankën rezervë në skuadrën e parë në ndeshjen ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo 18 muaj më vonë ai e refuzoi kontratën e Unitedit në mënyrë që të shkojë ne studime ekonomike në fakultet.

“Ishte një vendim i vështirë”, ka thënë Gill, tani 26-vjeçar.

“Nganjëherë pendohem për vendimin e marrë kur punojë orë të gjata, mirëpo nuk jam i penduar aq shumë”. /Gazeta Express