Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe TMK-së, Naim Miftari përsëri ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Gjykatën Speciale.

Në fillim të vitit të ardhshëm, Gjykata Speciale pritet që të fillon me akuzat e para, dhe në këtë mënyrë do ta tronditë skenën politike në Kosovë.

Deri tash, janë përmendur dhjetëra emra të fuqishëm të cilët pritet të arrestohen nga kjo gjykatë në lidhje me krimet e supozuara në raportin e Dick Martyt.

E kjo ka bërë që presidenti Thaçi, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, ka tentuar që të zhbën këtë gjykatë nga frika që edhe ai mund të arrestohet. Të paktën kështu kemi pas deklarata nga zyrtarët apo kundërshtarët politik të presidentit, të cilët edhe marrëveshjet me Serbinë, apo “korrigjimin e kufijve”, ide kjo e Thaçit po bëhet nga frika e Gjykatës Speciale, duke u munduar që të shpëtoj nga Serbia pasi kjo e fundit ka akuza kundër presidentit të Kosovës.

Miftari, në lidhje me këtë çështje, thotë se, Thaçi e kishte sjellë vetë Gjykatën Speciale, ndërsa tentimin e tij për zhbërjen e saj e quan frikë nga dëshmitë e shokëve të tij, të cilët e kërcënojnë me burg.

Naim Miftari

“Tentimi i presidentit Hashim Thaçi për ta zhbërë shpejt e shpejt Gjykatën Speciale, edhe pse këtë Gjykatë e kishte sjellë pikërisht ky, ishte frika nga dëshmitë e shokëve të tij që e kërcënojnë se do e dërgojnë në burg edhe Thaçin”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se kjo Gjykatë është e padrejtë ndaj shqiptarëve, pasi sipas tij, nuk i dënon krimet serbe, të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

“Kur, nuk i dhezi Hashim Thaçit shpërbërja e Gjykatës Speciale që e kishte sjellë vet me dhunë, konspiracione dhe shantazhe të ndryshme, shpëtimin tani po e kërkon në përqafim me Qeverinë serbe-ruse dhe shërbimin sekret francez, duke e dëmtuar rënd shtetin e Republikës së Kosovës dhe interesin e popullit tonë duke e vu në rrezik ndarjen e territorit të Kosovës, territor ky i paguar dhe i larë me gjak shqiptari”, përfundon Miftari.