Moderatorja e njohur Dajana Shabani, ishte dje e ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan. E pyetur nëse është tip që i pëlqejnë të papriturat dhe nëse i ndryshon gjërat në minutë të fundit, moderatorja pohoi dhe tregoi historinë e celebrimit të saj si shembull për ta ilustruar.

Ajo tha se përpara se të firmoste, kishte lënë stilolapsin dhe kishte vrapuar jashtë, por më pas kishte firmosur.

 

Dajana tregoi:

Po kam shumë histori me të papritura. Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Unë isha 7 muajshe shtatzënë kur do bënim celebrimin. Ai ishte veshur me kostum dhe unë me fustan të zi. “Qyqja grua, ku shkon ti kështu” më tha burri kur më pa. Nuk jam mirë i thashë, isha rënduar shumë nga shtatzënia. Ndenja sa ndenja dhe i thashë: Je i sigurt që do të martohesh me mua ti? Po, më tha. Sa do firmosnim unë lashë stilolapsin, nuk e bëj dot i thashë. Dhe ika, vrapova aq sa munda se isha me bark. Dhe ai i iu thotë atyre: Na falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë. Ai doli jashtë dhe më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do më lejojë të dal me shoqet për kafe, po më tha. Po për udhëtime e pyeta, do ta mendojmë më tha. E shikon që po më vjedh lirinë i thashë. Po e hëngra si përfundim. Tani më vjen të qaj”.