Pas humbjes së Juventusit mbrëmë nga Manchester Unitedi në kuadër të Ligës së Kampionëve, tani Chelsea është skuadra e vetme pa humbje në këtë stinor në të gjitha garat.
Juventusi pësoi humbje në shtëpi nga Unitedi me rezultatin 2-1, pasi e përmbysën rezultatin me golin e Juan Matas dhe autogolin e Leonardo Bonuccit në fund, kurse për “Zonjën e Vjetër” shënoi Cristiano Ronaldo”, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Maurizio Sarrit momentalisht është e vetmja në top pesë ligat evropian pa humbje në këtë stinor.

Në 11 ndeshje të Premierligës, Chelsea i ka tri barazime dhe tetë fitore, ndërsa në Evropa Ligë i ka tri fitore.

Sonte në kuadër të Evropa Ligës, blutë takohen me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov.